Gazeta10

SBASHK-u e BSPK thonë se java e fundit e gushtit do ta gjejë vendin me greva 

Raporti: Fjolla Xheladini

Sindikatat e ndryshme kanë paralajmëruar sërish greva në rast se nuk do të ketë reagim nga Qeveria për të diskutuar për kërkesat për Ligjin e Pagave. Nga SBASHK-u dhe BSPK-ja kanë thënë se nëse deri të enjten nuk do të ketë takime me zyrtarë qeveritar atëherë fundi i muajit gusht do e gjej vendin me greva të serishme. Por, kundër grevës janë shprehur nga Federata e Sindikatave të Shëndetësisë të cilët kanë thënë se do ta presin muajin shtator siç ju është premtuar nga kryeministri Kurti, raporton Kanal10. 

E enjtja e kësaj jave është afati i fundit që sindikatat në vend i kanë dhënë qeverisë që të dialogojnë për Ligjin e Pagave.  

Nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit, kanë thënë se nëse nuk do ketë përgjigje, atëherë grevat do jenë të pashmangshme. 

Ymer Ymeri nga SBASHK-u, ka deklaruar se kanë mbledhur mbi 21 mijë nënshkrime të anëtarëve të kësaj sindikate për të hyrë në grevë. 

Ali Gashi nga Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës, ka thënë se është për keqardhje që ende nuk kanë informata për Ligjin e Pagave. 

E ndërkohë, kundër grevave janë shprehur nga Federata e Sindikatave të Shëndetësisë. 

Nënkryetari i FSSHK-së, Bajram Kryeziu ka thënë se kanë marrë premtim nga kryeministri se deri në shtator ky ligj do të procedohet në Kuvend. 

Kanal10 ka dërguar pyetje edhe në adresë të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, por nga Zyra për Informim nuk kanë kthyer përgjigje. 

Qeveria e Kosovës kishte premtuar se Ligji i Pagave do të dërgohet për miratim në Kuvend në muajin mars. Zvarritja e këtij ligji, kishte bërë që të organizoheshin greva e protesata të njëpasnjëshme nga sindikata të ndryshme në vend./Kanal10 

NË FOKUS

1200x-1
Kina akuzon Avdullah Hotin dhe disa deputetë se “ia shkelën sovranitetin territorial”
Sadiku
Sadiku LIVE nga Ohri: Janë shtensionuar tonet një ditë para takimit Kurti -Vuçiq
VV
Pas Haki Abazit, nga nesër një tjetër deputet largohet nga Vetëvendosje
337522536_775644390325669_3041257559273154626_n
Agim Ademit i përkeqësohet gjendja pas ndalimit policor (Video)
FB_IMG_1679334303304-780x439
U bë virale në rrjetet sociale, flet zëdhënësja e “KRU Prishtina”, e cila me laps e letër ftoi konsumatorët ta shkarkojnë aplikacionin
auto_termet1575464846
Turqia goditet sërish nga tërmeti
334008920_531380679046034_8825385847378123831_n1679149566
Sërish pauzë në bisedimet Kurti – Vuçiq 
ssssss
Çerkini: 67 herë kam shku në Merdare me kqyrë a është djali jem, a çika jem - Kurrë hallall mos ju qoftë