
Janë bërë dy orë që kur ka filluar takimi mes SBAShK-ut dhe Komisionit për Arsim, takim ky vendimtar për ndërprerjen ose jo të grevës.
Të kontaktuar nga Gazeta10, përfaqësuesit e SBAShK-ut kanë thënë se takimi ende nuk ka përfunduar.
“Takimi ende po vazhdon”, janë deklaruar shkurt, teksa prezent në takim shihet të jetë edhe Rrahman Jasharaj./Gazeta10