Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Scholz: Agresioni rus na bëri bashkë për t’i tejkaluar konfliktet që na ndajnë

Gazeta10
03 November 2022 - 10:50

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, në fjalën e tij hyrëse në atë që njihet si “Procesi i Berlinit”, ka thënë se agresioni i Rusisë në Ukrainë tregon urgjencën për t’u bërë bashkë dhe për t’i tejkaluar konfliktet që kanë vazhduar ndër vite, raporton Gazeta10.

Sipas tij, procesi i normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të përshpejtohet dhe të përfundohet.

“Agresioni i Rusisë në Ukrainë na shtynë ne që të bëhemi bashkë dhe ta ruajmë lirinë dhe sigurinë e Evropës”.

“Është koha që t’i tejkalojmë konfliktet që kanë vazhduar për shumë gjatë dhe që na ndajnë nga perspektiva Evropiane”.

“Procesi i normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të përshpejtohet, pra le ta përfundojmë”.

“Qytetarët e Ballkanit Perëndimor mund të llogarisin në mbështetjen e Gjermanisë. Vetëm së bashku mund të mbrojmë vlerat Evropiane dhe sundimin e ligjit”./Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.