
Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, njoftoi se ka rezultuar pozitiv me COVID-19.
Ai ka shkruar në rrjetin social X të hënën se aktualisht s’ka simptoma, por punën do ta vijojë i mbyllur.
“Është e qartë se nuk është suprizë për të cilën jam i lumtur. Testi im i COVID-19 i shfaqi dy rreshta. Nëse ka pak simptoma, pres që të jetë lehtë dhe fillimisht do të funksionoj nga distanca”, ka shkruar ai.
Kjo nuk është hera e parë që kancelari gjerman është prekur nga COVID-19. Ai kishte rezultuar pozitiv edhe në shtatorin e 2022-s.