
Kancelari gjerman Olaf Scholz tha të mërkurën në mbrëmje se pret që gjendja në veriun e Kosovës të shtensionohet, të mbahen zgjedhjet në komunat me shumicë serbe dhe të zbatohen marrëveshjet në mes Kosovës dhe Serbisë.
Ai i bëri komentet gjatë një konference për media me kryeministrin maqedonas, Dimitar Kovaçevski në Berlin.
“Mendoj që ka marrëveshje mes dy shteteve që i rregullon marrëdhëniet bazike mes tyre dhe ajo duhet të bazohet në mirëkuptim mes tyre, dhe kjo duhet të zbatohet. Nga pikëpamjet tona është e rëndësishme që t’i jepet kontribut për de-përshkallëzim, dhe shumë shpejt mund të mbahen zgjedhje në komunat me shumicë serbe në Kosovë, të ketë pjesëmarrje të madhe në votim, dhe të mos jenë vetëm zgjedhje formale, por të jenë kryetarë të zgjedhur legjitimë”, ka thënë Scholzi në konferencë e përbashkët për media me Kovaçevskin