
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka thënë se sot Procesi i Berlinit ka treguar se vendet e Ballkanit Perëndimor mund të punojnë së bashku, raporton Gazeta10.
Scholz ka thënë se marrëveshjet e nënëshkruara për lëvizjen e lirë janë një sukses i madh.
Ai këto marrëveshje i ka konsideruar si hapa konkret për përmirësimin e jetës në këtë rajon.
Këtu keni statusin e plotë:
“Samiti i sotëm në Procesin e Berlinit ka treguar se vendet e Ballkanit Perëndimor janë të gatshëm të punojnë së bashku. Marrëveshjet e nënshkruara të lëvizës së lirë janë një sukses i madh. Janë këta hapa konkretë që përmirësojnë jetën e njerëzve në rajon”, ka shkruar Scholz në llogarinë e tij në Twitter.
Sot në Berlin ka pasur punime “Procesi i Berlinit” ku janë nënshkruar tri marrëveshje nga krerët e vendeve të Ballkanit Perëndimor që kanë prekur sferën ekonomike dhe atë të lëvizjes së lirë.
Kosova ka qenë e përfaqësuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili pasi ka përshëndetur marrëveshjet e arritura ndër të tjera ka thënë se në dialogun Kosovë-Serbi po ruhet konfidencialiteti.
Ekipi i Kanal10 ka qëndruar në Berlin ku ka përcjellur zhvillimet direkt nga atje. / Gazeta10