Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Seanca përmbyllëse ndaj Salih Mustafës, mbrojtja: Dhomat e Specializuara funksionojnë brenda sistemit të drejtësisë kosovare

Gazeta10
15 September 2022 - 12:32

Avokati mbrojtës i Salih Mustafës, ka thënë se Dhomat e Specializuara funksionojnë brenda sistemit të drejtësisë kosovare, raporton Gazeta10.

Ai ka thënë kështu tani në fjalën e tij përfundimtare duke iu përgjigjur pyetjeve që i janë bërë mbrojtjes për parashtrimin.

“Dhomat e Specializuara funksionojnë brenda sistemit të drejtësisë së Kosovës, për rrjedhojë ëshë veçse logjike që kur një gjykatë e Kosovës të gjykojë çështjen ata nuk mund ta anashkalojnë, nuk mund t’i lënë mënjëanë ligjet sikurse ato zbatohen në Kosovë”, ka thënë Bone.

Dje mbrojtja e viktimave ka dhënë fjalën përfundimtare dhe më pas e ka marrë fjalën mbrojtja e Salih Mustafës.

Prokuroria ka kërkuar dënim me 35 vjet burg për Salih Mustafës. Ai aktualisht gjendet në qendrën e paraburgimit në Hagë. / Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
30 July 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.