
Ali Sefaj nga Këshilli Grevist i BSPK-së ka thënë se BIK-u i ka mbështetur kërkesat e sindikatave për grevën.
Sefaj në Politiko ka thënë se nuk duhet të pritet që palët tjera të mbajnë anë, por të thirret për afrim të qëndrimeve mes Qeverisë e sindikatave, raporton Gazeta10.
“BIK-u mbështeti kërkesat tona, mirëpo kërkonte që të fillonte mësimi. Ne nuk duhet të presim më shumë prej institucioneve të caktuara të mbajnë anë, por t’i thërrasin të dy palët në përafrim të qëndrimeve sepse vetëm kështu i kontribuoohet çështjes”, ka thënë ai./Gazeta10