Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Sefaj: Përfaqësuesja Europiane është çuditur me ngurtësinë e Qeverisë 

Gazeta10
21 September 2022 - 23:00

Ali Sefaj nga Këshilli Grevist i BSPK-së, ka thënë se në takimin e sotëm të Kryetarit të SBAShK-ut, Rrahman Jasharajt, Kryeministrit Albin Kurti dhe Drejtores së Unionit të Sindikatave të Arsimit në Europë, Susan Flock, janë përsëritur gjërat. 

Sefaj në Prime Time, ka deklaruar se është për keqardhje që Qeveria nuk po reflekton, raporton Gazeta10. 

“Thjesht ka qenë përsëritje e muhabeteve që i kemi pasë në vazhdimësi, nuk ka qenë diçka e re. Përfaqësuesja Europiane është çuditur me ngurtësinë e Qeverisë për arsye se përveç grevës në administratë, po flasim për fëmijët dhe këtu duhet të kishte reflektim. Është për keqardhje që nuk ka minimum konsideratë nga Qeveria”,ka thënë ai./Gazeta10 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.