
13 mjekë kanë hequr dorë nga marrëdhënia e punës me Shërbimin Spitalor Klinik e Universitar të Kosovës brenda tri javëve të fundit, ka thënë kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu.
Sejdiu thotë se arsye për ikjen e tyre nga sistemi publik, janë të shumta duke filluar nga paga e ultë e deri te kushtet e punës.
Sipas tij, kompensimi jo i duhur financiar, është arsyeja që sistemi publik po braktiset nga mjekët, teksa ka folur edhe për koeficientin e caktuar nga Qeveria, me ç’rast thotë se mjekët janë të kënaqur.
“Nuk është e gjithë çështja e se të gjithë janë koncentruar në shumën e koeficientit. Ne problemin e shohim në pjesë tjetër të ligjit. Tek pjesa narrative, te shtesat, tek pagesat e kujdestarive aty është problemi më i madh që duhet të reflekton me problemin e punëve të përditshme të mjekut, por edhe të punëtorëve tjerë shëndetësorë aty shumë pak janë të fokusuar”, është shprehur Sejdiu.
“Ne si mjekë mund ta konsiderojmë se jemi renditur mirë, e pranueshme se sa do të jetë koeficienti ajo është e Qeverisë, por se 1 nga 3 arsyet që mjekët janë duke e lëshuar Kosovën, mjekët janë duke e lëshuar sistemin publik kah privati është pikërisht edhe kompensimi financiar”, thotë Sejdiu, përcjell Klankosova.tv.
Tutje, ai thotë se arsye e dytë që sistemi publik shëndetësor po braktiset nga mjekët, janë edhe kushtet e punës.
“Vetëm për këto tri javë i kemi 13 edhe ma shumë tani që është më agresive sektori privat do t’i tërheq sepse nuk është njëjtë të paguhen mjeku specialist me një rrogë 1 mijë e 200 euro siç flitet do të thotë nëse shkon 100, 110 në 1 mijë 300 euro sikur në sektorin privat që i merr minimum 2 mijë e 500 deri në 3 mijë euro”.
“Dallimin e bën prapë e bën për kushtet e punës, nëse kushtet e punës rregullohen paga edhe më e ulët se e sektorit privat do të bënte që mjekët të qëndrojnë, por kushtet e punës edhe ndërlidhja me pagën ato çka do të duhej të sigurojnë një jetë dinjitoze janë ato determinante çka do të bëhet suksesin apo dështimin e sektorit publik”, thotë Sejdiu./Gazeta10