Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Sekretari Blinken mund ta telefonoj Kurtin dhe Vuçiqin për marrëveshjen finale

Gazeta10
23 August 2022 - 9:49

Sekretari i Shtetit, Antony Blinken mund të përfshihet drejtpërdrejt në dialogun Kosovë-Serbi. Një gjë të tillë nuk e ka mohuar zëdhënësi i Departamenti të Shtetit, Ned Price, sipas të cilit “nëse është e nevojshme dhe e domosdoshme përfshirja e Blinken, ai nuk do të hamendet”.

“Nëse mendojmë se angazhimi i Sekretarit nëpërmjet telefonit ose personalisht është faktori i domosdoshëm për të arritur diçka të tillë fund të procesit, Sekretari Blinken nuk do të hezitoj ta marrë telefonin dhe të bëjë ato biseda” ka thënë zëdhënësi.

Gjatë ditës së sotme, i Dërguari i Posaçëm i SHBA-së për Dialogun, Escobar do të qëndrojë në Kosovë ku pritet të ketë takime me udhëheqësit e partive politike.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.