
Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi përmes një letre ju është drejtuar deputetëve të Kuvendit të Kosovës duke iu kërkuar që të votojnë ndarjen e 30 % të mjeteve nga Trusti.
Azemi thotë se për këtë kërkesë merr shkas gjendjen e rëndë ekonomike, pagat e ulta “që as për një javë nuk po ua mbulojnë” shpenzimet.
“Ju bëj apel pozitë e opozitë që ta votoni ligjin për ndarjen e 30% të Trustit, së paku njëherë pas dy vitesh bëhuni të sinqertë me punëtorët e sektorit privat të Kosovës dhe votoni këtë ligj”, thuhet në kërkesën e Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat./Gazeta10
