
Prokuroria e Kosovës ka dhënë detaje të tjera lidhur me sekuestrimin e pronave që janë zhvilluar dje në rastin “Brezovica”, raporton Gazeta10.
Më tej, thuhet se në këtë zonë janë ndërtuar rreth 100 objekte në kundërshtim me Ligjin për Parkun Kombëtar “Sharri”.
Tutje, thuhet se këto ndërtime kanë rënë ndesh edhe me Planin Hapësinor për Parkun Kombëtar.
Njoftimi i plotë:
“Raportet e pranuara lidhur me këtë rast nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Rënda në Prishtinë dhe nga Agjencia Kadastrale e Kosovës dhe Departamenti për Menaxhim i AMMK-së, vërtetojnë se në këtë zonë, janë të ndërtuara rreth njëqind (100) objekte në kundërshtim me Ligjin për Parkun Kombëtar “Sharri” nr.04/L-087 si dhe Planin Hapësinor për Parkun Kombëtar “Sharri” të aprovuar nga Kuvendi i Kosovës”, thuhet në njoftimin e prokurorisë. / Gazeta10