
Këngëtarja e dashur për publikun Dafina Zeqiri e cila nuk po ka të ndalur me projekte muzikore dhe koncerte po ashtu, kohët e fundit ka problem shëndetësore.
Dafina këngën e fundit publikoj në bashkëpunim me reperin kosovar, Getoar Selimi të titulluar ‘’Flaka’’, ku u mirëprit nga publiku dhe kënga po dëgjohet në vende të ndryshme si diskoteka, makina etj.
Këngëtarja po vazhdon të shfaqet e pranishme në koncerte të njëpasnjëshme, por si duket kjo ka bërë që ti keqësohet shendeti i saj, kjo është bërë e ditur nga menaxheri i Dafines i cili përmes një shkrimi të këngëtares ka treguar se arsyeja e anulimit të koncertit të natës së djeshme në Pejë ishte pikërisht shëndeti i saj.
“Kërkoj falje për mungesën në Pejë sonte për shkaqe shëndetësore, ju premtoj që shumë shpejt do t’ju sjelli një super shoë për ju! E juaja, Dafina”, ka shkruar ai.
