
Senad Alirifa mund të jetë shefi i ri i shtabit teknik te skuadra e Lirisë.
Alirifa ka pasur një takim me drejtuesit e klubit prizrenas dhe të dyja palët duket të jenë shum afër marrëveshjes.
Trajneri nga Rahoveci së fundmi ishte pjesë e skaudrës së Malishevës.
Liria nuk po kalon në formë aspak të mirë dhe renditen në pozitën e fundit në tabelë më nëntë pikë të grumbulluara pas 15 ndeshjeve.
Ekipi nga Prizreni pak kohë më parë ndërpreu bashkëpunimin me trajnerin turk, Nedim Yigit.