Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Senati konfirmon Tulsi Gabbard si drejtuese të zbulimit kombëtar

Gazeta10
12 February 2025 - 21:42

h-ligjvënësja Tulsi Gabbard u konfirmua sot (të mërkurën) pasi senatorët republikanë mbështetën të emëruarën e Presidentit Donald Trump për të drejtuar komunitetin e zbulimit.

Me 52 vota pro dhe 48 kundër, votimi u nda në vija partiake për të konfirmuar zonjën Gabbard e cila do të mbikqyrë një komunitet me 18 agjenci federale të kundërzbulimit.

Dyzet e tre vjeçarja Gabbard, ish anëtare e Partisë Demokrate, është përballur me pyetjet e senatorëve të të dyja partive në lidhje me deklaratat e saj të mëparshme që shihen si mbështetje për kundërshtarët e Shteteve të Bashkuara dhe për mungesë përvoje.

Ajo tani do të drejtojë një agjenci që është krijuar nga Kongresi pas sulmeve të 11 shtatorit të vitit 2011, për të bashkërenduar aparatin e gjerë të kundër-zbulimit të Shteteve të Bashkuara, një nga postet më të rëndësishme në qeverinë amerikane që ka të bëjë me sigurinë kombëtare.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.