Lajme

Senatori amerikan: Një marrëdhënie e fortë SHBA – Kosovë, thelbësore për sigurinë dhe stabilitetin në rajon

Gazeta10
27 Tetor 2023 - 11:16

Senatori amerikan nga Michigani, Gary Peters ka takuar ministren e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës dhe zëvendëskryeministren, Donika Gërvalla Schwarz.

Përmes një postimi në platformën X [ish-Twitter], Peters ka thënë se një marrëdhënie e fortë midis Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është thelbësore për stabilitetin, paqen dhe sigurinë në rajon.

“Më vjen mirë që u takova me ministren e Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla. Një marrëdhënie e fortë midis dy kombeve tona është thelbësore për stabilitetin, paqen dhe sigurinë në rajon”, shkroi ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.