Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Senatorja amerikane: Ndërsa populli i Kosovës shkon drejt qendrave të votimit, unë mbështes të drejtën e tyre për zgjedhje të lira

Gazeta10
09 Shkurt 2025 - 10:01

Elissa Slotkin senatore e Shteteve të Bashkuara për Michiganin, ka shkruar për zgjedhjet në Kosovë.

Ajo në profilin e saj në ‘X’, tha se Shtetet e Bashkuara dhe Kosova kanë një partneritet të qëndrueshëm të rrënjosur në vlerat dhe miqësinë e përbashkët demokratike.

“Ndërsa populli i Kosovës shkon drejt qendrave të votimit të dielën, unë mbështes të drejtën e tyre për zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm ndërmjet vendeve tona”, shkroi ajo.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.