Gazeta10

Serbët nga Kosova që janë nisur për përkrahje të Vuçiqit mbërrijnë në Beograd

Serbët që sot herët në mëngjes u nisën nga  Mitrovica e veriut , Graçanica, Leposaviqi, Zubin Potoku, Shtërpca dhe nga vende të tjera të Kosovës për në tubimin “Serbia e Shpresës” filluan të mbërrijnë ngadalë në Beograd.

Nga Kosova janë larguar 200 autobusë, ndërsa me vetura kanë udhëtuar edhe shumë serbë, çka tregon se mbi 10 mijë serbë nga Kosova kanë shkuar në Beograd për të mbështetur presidentin serb Aleksandar Vuçiq.

Dje rreth orës 19:00 të parët u nisën masivisht nga Kosovës, ndërsa deri në mëngjes rreth 60 autobusë nga disa vende të ndryshme të Kosovës .

Serbët nga Shtërpcës  u nisën rreth mesnatës me rreth njëzet autobusë dhe vetura, ndërsa pas mesnate nisen masive dhe kolona me dhjetëra autobusë nga Mitrovica e veriut  e Graçanicës.

Autobusët nga Leposaviqi, Zveçani dhe Zubin Potok gjithashtu u nisën para mëngjesit./Kosovo-online

NË FOKUS

albin-kurti-1880x1254-1
Kurti thyen heshtjen, tregon mbështetjen e kujt e ka për ndërhyrjen në veri
kurti-3
Kurti zgjohet me reagim për veriun - U dërgon mesazhe ndërkombëtarëve dhe serbëve në veri
kerstiq veriu
Gazetari serb nga veriu: Rezistenca e serbëve vdiq sot, mjaftuan disa policë e shok-bomba
346132544_251573380886211_2478339792372512310_n
Pamje dramatike nga rrahja në aeroport (VIDEO)
IMG_6871-1024x700-1
Gruaja kosovare që u vra nga burri në Zvicër, la pas vetes 4 fëmijë
kerstiq veriu
Lëndohet gazetari serb, Branislav Kërstiq, goditet me mjete të forta në Zveçan
p06-191004-314
“Katër fëmijë i kam lënë pa bukë”: Këshilltari i shkarkuar i Konjufcës ankohet për kredin 76 mijë euro
maxresdefault (1)
"Më mirë lexo çfarë thotë pjesa tjetër e botës" - Vazhdon përplasja e ashpër e Von Cramonit me Bashën