Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Serie A rikthehet në aksion këtë javë me ndeshje interesante

Gazeta10
10 March 2023 - 10:14

Ndeshja hapëse e xhiros së 26-të luhet të premten më 10 mars, me Interin që luan si mysafir I Spezias. Ndeshja luhet nga ora 20:45.

Lideri I tabelës, Napoli zhvillon ndeshjen ndaj skuadrës së papërshtatshme të Atalantas. Kjo përballje luhet të shtunën në stadiumin “Diego Armando Maradona” me fillim nga ora 18:00.

Milani pret në “San Siro” ekipin e Salernitana, ndeshje e cila zhvillohet të hënën me fillim nga ora 20:45. “Rossonerët” hyjnë në këtë ndeshje pas humbjes javën e kaluar nga skuadra e Fiorentinës.

Ndërkohë, Roma, e drejtuar nga Jose Mourinho, do të jetë nikoqire e skuadrës së Sassuolos, përballje e cila zhvillohet të dielën nga ora 18:00.

Në anën tjetër, skuadra tjetër romake, Lazio udhëton te Bologna të shtunën e 11 marsit. Kjo ndeshje luhet me fillim nga ora 20:45.

Juventusi I Allegrit këtë javë prêt në “Allianz Stadium” Sampdorian, me ndeshjen që luhet të dielën nga ora 20:45.

Tabelës I prin skuadra e Napolit, të cilët kanë 65 pikë të grumbulluara, 15 më shumë se vendi i dytë, Interi, ndërsa në dy pozitat tjera që dërgojnë në Ligën e Kampionëve i zënë dy ekipet nga kryeqyteti, Lazio e Roma.                            

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.