Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Sërish rriten çmimet e produkteve bazë

Gazeta10
17 October 2022 - 19:26

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka bërë të ditur se çmimet e produkteve bazë lëvizin nga dita në ditë për çka qytetarët janë ankuar për një gjë të tillë, që produktet e njëjta nuk mund ti blejnë çdo ditë me çmim të njëjtë. Njohës të ekonomisë kërkojnë vendosjen e çmimit tavan për produkte esenciale, por tashmë edhe këtë masë e shohin të vonuar.

Raporti: Bleona Dallaveraj

Prej një deri në tre cent, çmimet e produkteve bazike në treg lëvizin çdo ditë.

Madje, çmimet e produkteve bazike dallojnë në çmim edhe nga vendi në vend.

Buka dhe drithërat  për muajin shtator kanë pësuar rritje prej 33.5% krahasuar me muajin e njëjtë të një viti më parë.

E kësisoj kanë vazhduar me rritje prej 25.8% edhe qumështi, djathi dhe vezët derisa mishi prej 22.3%

E lëvizjen e çmimeve e ka evidentuar edhe Agjencia e Statistikave të Kosovës në bazë të raporteve ditore të çmimeve në treg.

Shefi i divizionit për statistikat e çmimeve në ASK, Ibish Asllani, ka treguar për produktet të cilat çdo ditë pësojnë ndryshime në çmim.

Të papërballueshme po e konsiderojnë qytetarët rritjen në vazhdimësi të çmimit të produkteve.

Njohës të ekonomisë, kanë kërkuar nga Qeveria që të vendos tavanin e çmimeve për produktet esenciale, derisa e konsiderojnë këtë masë tashmë të vonuar për karshi krizës aktuale.

Qeveria e Kosovës ka dërguar në Kuvend për miratim projektligjin që mundëson vendosjen e çmimeve tavan për produktet bazë./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.