Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Serwer i reagon Vuçiqit që tha se Tajvani është Kinë: Kjo tregon se dëshiron të mbajë hapur opsionin ushtarak në Kosovë

Gazeta10
27 February 2024 - 10:35

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka bërë të ditur edhe njëherë se Serbia dhe populli i saj qëndron përkrahë Kinës.

Gjatë një interviste për Televizionin Qendror të Kinës, Vuçiq u shpreh se “Tajvani është Kinë dhe varet nga ju se çfarë, kur dhe si do ta bëni, pikë. Ju i merrni vendimet vetë dhe gjithmonë do ta keni mbështetjen e Serbisë dhe popullit të saj”.

Ndaj kësaj deklarate të presidentit serb, ka reaguar ekspert i zhvillimeve politike në Ballkanin Perëndimor, Daniel Serwer.

Ai në një postim në “X” ka shkruar se nuk është për tu habitur me një deklaratë të tillë.

“Nuk është për t’u habitur, por në kundërshtim me çdo pretendim që Vuçiq ka përqafuar Perëndimin, i cili kërkon menaxhim paqësor të çështjes. Vuçiq nuk mund ta thotë këtë sepse dëshiron ta mbajë të hapur opsionin ushtarak në Kosovë”, ka shkruar Serwer.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.