
Ish-ushtarja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, mësimdhënësja, Sevdije Sejfiu në programin e mëngjesit “Dita e Re” teksa fliste mbi kujtimet e luftës, përmendi rastin e një miku të saj.
Bëhet fjalë për dëshmorin, Hysen Mehmeti, që kishte rënë dy herë në pritjen e forcave serbe.
“Kam shumë kujtime, por një kujtim që nuk do e harroj asnjëherë do mbetet kujtimi kur ishim në vijën e frontit, në Dushkajë afër Jabllanicës. E kishim ndërrimin, shkuam dhe në distancë i kishim forcat serbe. Një shok, bashkëluftëtar ra në pozicion dhe sapo hyri aty, e dëmtoi këmbën se ra në minë befasuese. Ia dhash ndihmën e parë, arrita të ia ndal gjakderdhjen dhe e dërguam në spitalin ushtarak. Ishte luftëtari Hysen Mehmeti, ekonomist i diplomuar i cili përgjatë rrugëtimit në Shqipëri përsëri mbet në pritje të armikut dhe vritet“, tha ajo. /Gazeta10