Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

‘S’guxon shteti suedez me ua prish qetësinë’ – Dibrani tregon se si trajtohen komunitetet në Suedi

Gazeta10
09 Prill 2024 - 21:31

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Suedisë, Adnan Dibrani ka treguar edhe për të drejtat e shumta që i kanë komunitetet në shtetin e Suedisë.

Dibrani tha se shteti suedez nuk guxon të i’a prishë qetësinë komuniteteve, raporton Gazeta10.

“Në Suedi është një popullatë që thirret ‘samena’, ajo është një popullatë e cila ka qenë në Suedi dhe në Skandinavi para suedezëve, para vikingave dhe ata i kanë të drejtat e veta edhe pse janë nën ligjin e Suedisë, i kanë territoret e veta të cilët zhvillojnë aktivitete të ndryshme, e kanë asamblenë e vet, zgjedhjet e veta, ata mund të i lëshojnë edhe kaprrollat të shetitin dhe dhe shteti suedez nuk guxon të i’a prishë qetësinë”, tha ai në Kanal10.

Ai gjithashtu shtoi se popullata e samenave kanë edhe një fshat të cilin e posedojnë ata në shtetin e Norvegjisë./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.