
Krenar Shala e ka quajtur patetik fjalimin e sotëm të kryeministrit Albin Kurti në seancën e Kuvendit, i cili hedhi akuza ndaj kryeprokurorit të Speciales, Blerim Isufaj pas arrestimit të drejtorit të KEK-ut, Nagip Krasniqi.
“S’ka nevojë me dal aty me mbajtë fjalime patetike dhe me kritiku prokurorin. Është patetik.”, tha Shala në Politiko në Kanal10.
Ai tha se edhe kritikat e qeveritarëve dhe eksponentëve opozitarë për arrestimin e fundit në KEK, janë të gabuara, shkruan Gazeta10.
“Edhe qeveria edhe opozita e kanë gabim. Kryeministri Kurti duhet me ulë krytë mos me fol ksi sene se i dinë krejt populli por me punu qata që ja ka premtu popullit, me i reformu institucionet e drejtësisë. A po dojna me ndërtu demokraci a jo.”, tha Shala.
Madje për kritikat e opozitës Shala tha se kryeministri nuk e emëron drejtorin e KEK-ut, dhe s’mund ta di nëse ai do të korruptohet apo jo.
“Institucionet kanë mungesë kredibiliteti. Pastaj partitë politike e marrin fuqinë me kriju një sistem paralel ‘të drejtësisë’. Knej shkon kryeministri e kritikon një vendim të institucioneve të pavarura, në anën tjetër del opozita tu mundu me sulmu kryeministërin i thonë qy çfarë drejtori të KEK-ut ke ba. Se ka përgjegjësinë kryeministri me emëru një drejtor të KEK-ut me shti në rëntgen e me kqyrë a ka me u koprruptu ai mas 70 vjetve.”, deklaroi Shala. /Gazeta10