Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Shala i PSD-së: Kurti po e zvarrit zbatimin e Asociacionit, nëse e pranon – do ta kundërshtojmë

Gazeta10
12 January 2023 - 23:14

Anëtari i Kryesisë së PSD-së, Azdren Shala teksa e ka quajtur të papranueshëm  zbatimin e marrëveshjes së Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, ka paralajmëruar rezistencë “demokratike”, në rast se kryeministri Kurti do ta pranojë zbatimin e kësaj marrëveshje.

Duke e quajtur marrëvshjen dëmë të madh për vendin, Shala në Prime Time tha se kryeministri është duke e zvarritur formimin e Asociacionit, ai tha se Kurtit po i duhet një situatë politike që ta bëjë të pranueshme këtë marrëvshje, shkruan Gazeta10.

“Duke e njoftë historikun e VV-së dhe Kurtit, unë s’kam dilema në këtë punë. Unë e di që Kurti ka me nënshkru. Çështja është kur, edhe sa kohë ka me zvarritë. Koha sa e humbë është ma e keqe sesa me nënshkruar tash. Dëmi është i madh, por do të bëhet edhe më i madh sepse Kurti ka zvarrit këtë punë. Atij po i duhet një situatë politike që i bëhet i pranueshëm Asociacioni. Argument më të mirë për siguri, sesa amerikanët s’ka. Për ne është e papranueshme. Duhet me pas rezistencë me cdo mjet demokratike politikë për ta kundërshtuar këtë marrëveshje. PSD-ja është e bindur dhe e qartë, ne kemi me i përdorë të gjitha mjetet demokratike e politike. Ne jemi të vendosur të bëjmë rezistencë. Kjko marrëveshje s’bën me kalu, është e parapnueshme”, tha Shala në Prime Time./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.