
Anëtari i Vetëvendosjes në KQZ, Sami Kurteshi u komentua sot si shkak i një mosmarrëveshjeve tek qendra ku po numërohen votat e diasporës.
Sipas Kurteshit një dokument zgjedhor ishte i vlefshëm, teksa nuk pranohej nga anëtarët tjerë, raporton Gazeta10.
Këto veprime të Kurteshit për ish anëtarin e PZAP-it , Hasan Shalën janë të papranuara.
Ai në emisionin “Raport” të Televizionit Kanal10, tha se nuk e ka të drejtën e ndikimit në fletëvotim.
“Ka të drejtë me shku edhe me monitoru, mirëpo nuk ka të drejtë me ndiku në një fletëvotim. Ai thoshte se kjo është e vlefshme ndërsa anëtarët tjerë thonin jo. Kjo sjellje e anëtarit të KQZ-së është e papranueshme, mund të konsiderohet si ndikim“, deklaroi Shala. /Gazeta10