Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Shala: Lista Serbe duhet të zhduket!

Gazeta10
24 December 2024 - 21:42

Analisti politik, Krenar Shala ka komentuar vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për moscertifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

Shala ka thënë se Lista Serbe duhet të zhduket, ngaqë siç tha ai, kjo parti nuk po pranon t’i nënshtrohet ligjeve të Kosovës.

“Lista Serbe duhet me u zhduk. Duhet me zhduk. Këta s’po dojnë me ju nënshtru ligjit. Ata i nënshtrohen tërthorazi se vetë fakti që marrin në sistemin politik, ata e pranojnë shtetin”, ka thënë Shala.

Ndryshe, Lista Serbe e ka konsideruar këtë vendim si të kundërligjshëm derisa presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka pretenduar të hënën se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po tenton “të eliminojë kundërshtarin e vetëm” në Kosovë, Listën Serbe. /Gazeta10/

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.