
Anëtari PSD-së, Azdren Shala teksa fliste për gjendjen aktuale politike në vend, mes tjerash theksoi edhe “forcën” që kreu i Lëvizjes Vetvenndosje, Albin Kurti e bart pas vete.
Shala në studion e Kanal10 paralajmëroi atë për të cilën tha se frikësohet që mund t’a bëj, dërgimin e vendit në përplasje civile.
“Unë i përmenda krejt versionet e mundshme që Kurti ka me i përdor mos me lëshu pushtetin. Jam fort i bindur, e njoh edhe logjiken e tij prej politikani. Unë nuk e di pse po e injoroni një mundësi që Kurti ta dërgon vendin edhe në përplasje civile. Unë kësaj i frikësohem. Kurtin nuk bën me gjyku në suazat e një njeriu në normal”, deklaroi ai. /Gazeta10