Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Shaqir Totaj nga PDK shpenzon mbi 10 mijë euro në dreka dhe akomodime

Gazeta10
23 November 2022 - 10:50

Transparenca nga institucionet që udhëheqin me paranë publike, jo gjithmonë është në nivelin e duhur. Shumë herë është raportuar në media se kryetarët e komunave abuzojnë me paranë publike kështu duke e shpenzuar kryesisht në dreka e darka zyrtare. Andaj, kjo ndikon që në raste të shpeshta, transparenca të mos jetë nivel, shkruan Gazeta Sinjali, transmeton Gazeta10.

Totaj i cili vjen nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, po del të jetë transparent, pasi të gjitha të hyrat dhe shpenzimet janë të publikuara në web-faqen e komunës.

Ani pse në të dhënat e publikuara në web-faqe ka qasje secili, megjithatë jo çdo shpenzim është i arsyetuar në detaje.

Sipas raportit për muajt janar-shtator të këtij viti, Totaj nuk ka realizuar asnjë vizitë jashtë vendit.

Mirëpo, sipas raportit janë shpenzuar 6 mijë e 376 euro për akomodim, ani pse nuk është bërë e ditur se kush është akomoduar.

E sa i përket drekave zyrtare, zyra e kryetarit ka shpenzuar në total 8 mijë e 688 euro e 60 cent.

Ndryshe, Totaj kishte fituar besimin e 27 mijë e 17 (51,01%) të qytetarëve në raudnin e dytë të zgjedhjeve të cilat janë mbajtur më 14 nëntor 2021.

Totaj, kishte mposhtur ish-kryetarin e Prizrenit, Mytaher Haskuka I cili vinte nga Lëvizja Vetëvendosje./Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.