
Sulmuesi me prejardhje Shqiptare, Xherdan Shaqiri ka dhënë së fundmi një intervistë për “The Guardian”, ku ka folur rreth jetës së tij personale dhe karrierës së tij futbollistike.
Në këtë intervistë, Shaqiri ka folur edhe për ndeshjen që Zvicra do t’i luajë kundër Kosovës në kuadër të kualifikimeve për “EURO 2024”.
31-vjeçari deklarojë se ndeshja kundër Kosovës në “Fadil Vokrri” do të jenë një moment krenarie për të, por njëkohësisht edhe emocionuese.
“Unë luaj për Zvicrën. Por unë kam lindur në Kosovë dhe i dua të dy shtetet. Unë do të jap maksimumin për Zvicrën. Pa dyshim që do të jetë një moment krenarie për mua. Do të mundohem ta shijoj çdo moment në fushë sepse të gjitha familjarët e mi do të jenë aty. Do të jetë ndeshje shumë emocionuese për mua. Jam i bindur që do të na mirëpresin shumë mirë atje”, tha fillimisht Shaqiri.
Shaqiri tutje foli edhe për kohën kur familja e tij u detyrua të emigroi në Zvicër nga Kosova, për shkak të regjimit serb në atë kohë.
“Kur emigron nga një shtet në tjetrin, ju po shkoni në një vend ku nuk e njhni askënd dhe asgjë. Unë nuk kam ardhur nga një familje e pasur. Prindërit e mi punonin shumë. Fillimi aty nuk ka qenë i lehtë por mendoj se këto gjëra më kanë bërë më të fortë”, deklaroi sulmuesi nga Gjilani.
Shaqiri aktualisht luan në MLS te Chicago Fire, ku u transferua te kjo skuadër në vitin 2022.
31-vjeçari do të luajë kundër Kosovës në “Fadil Vokrri” me 9 shtator të këtij viti.