
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë autorizuar një ndihmë ushtarake shtesë prej 400 milionë dollarësh për Ukrainën, e cila do të përfshijë armë, municione dhe pajisje të mbrojtjes ajrore, tha Sekretari i Shtetit Antony Blinken, shkruan Reuters, transmeton Gazeta10.
“Municionet e artilerisë, zjarret precize, raketat e mbrojtjes ajrore dhe mjetet taktike që ne po ofrojmë do t’i shërbejnë më së miri Ukrainës në fushën e betejës”, ka thënë Blinken.