Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

SHBA-ja e mirëpret Marrëveshjen e Ohrit, kërkon që palët të fillojnë zbatimin e detyrimeve sa më shpejt

Gazeta10
19 March 2023 - 11:02

Byroja e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike të Departamentit të Shtetit Amerikan ka mirëpritur arritjen e një marrëveshje mes Kosovës e Serbisë gjatë mbrëmjes së djeshme në Ohër, shkruan Gazeta10.

Përmes një shkrimi në Twitter ata kanë bërë thirrje që të fillojnë zbatimin e detyrimeve sa më shpejt të jetë e mundur.

“Shtetet e Bashkuara mirëpresin dhe mbështesin bisedimet e suksesshme të ndërmjetësuara nga BE-ja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë sot në Ohër, Maqedonia e Veriut. Të dy vendet duhet të fillojnë menjëherë zbatimin e Marrëveshjes së tyre për Normalizimin e Marrëdhënieve.”, thuhet në reagimin e tyre.

Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell deklaroi se pas 12 orësh bisedime, Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për propozimin evropian./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.