Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

ShBA-ja ia prezanton dy kërkesa Kosovës për veriun, paralajmëron edhe pasoja të tjera

Gazeta10
30 May 2023 - 16:53

Në takim me gazetarët në Prishtinë, ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier, ka folur edhe për kërkesat e SHBA-së ndaj Kosovës.

Sipas REL, ambasadori i ShBA-së ka paraqitur dy kërkesa ndaj Kosovës.

“Ne nuk e kuptojmë pse nuk mund të shfrytëzohen lokacione alternative, apo ndërtesa tjera publike, për kryerje të funksioneve të tyre”, ka thënë Hovenier, duke përmendur shembullin që kryetarët e komunave në veri janë betuar në lokacione alternative. Ne besojmë se prezenca e Policisë së Kosovës në ndërtesa, e cila ka hyrë me forcë, është tejet sfiduese, prandaj i kemi kërkuar Qeverisë që të tërheqë policinë nga këto tri ndërtesa komunale”.

Tutje, ambasadori Hovenier ka thënë se ShBA-ja nuk ka entuziazëm të reagojë ndaj interesave të Kosovës./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.