Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

SHBA-ja shqyrton përfshirjen në padinë e Trumpit kundër BBC-së

Gazeta10
16 July 2026 - 11:52

Qeveria amerikane po shqyrton mundësinë për t’iu bashkuar si palë e interesuar padisë së presidentit Donald Trump kundër transmetuesit britanik BBC për shpifje, një veprim që mund ta komplikojë më tej betejën ligjore.

Trump ka paditur transmetuesin britanik për një dokumentar ku, sipas tij, pjesë të një fjalimi të tij para mbështetësve më 6 janar 2021 janë montuar në mënyrë mashtruese. Ai kërkon 10 miliardë dollarë dëmshpërblim.

BBC ka kundërshtuar përfshirjen e qeverisë amerikane, duke thënë se ekziston një “konflikt i qartë interesi”, pasi agjencitë federale janë nën drejtimin e presidentit. Transmetuesi ka kërkuar që padia të hidhet poshtë, duke argumentuar se nuk ka prova që dokumentari është parë në SHBA.
Sipas Financial Times, administrata Trump ka tentuar edhe më herët të ndërhyjë në procese të tjera gjyqësore kundër presidentit, përfshirë rastet që lidhen me sulmin në Kapitol dhe padinë për shpifje të shkrimtares E. Jean Carroll, por përpjekjet e saj janë refuzuar nga gjykatat, shkruan Financial Time, transmeton KosovaPress.

Në rastin ndaj BBC-së, qeveria amerikane nuk do të bëhet paditëse, por do të kërkojë statusin e palës së interesuar. Ndërkohë, Trump ende nuk ka dorëzuar dokumentet financiare të kërkuara nga BBC në lidhje me pretendimet për dëmtim të reputacionit dhe vlerës së bizneseve të tij.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.