10 LIVE

ShBA shpreh vendosmëri për njohjen e Kosovës nga Serbia, sipas planit franko-gjerman

Gazeta10
13 Dhjetor 2022 - 19:00

Emisar amerikan për Ballkanin Perëndimor,  Gabriel Escobar në një intervistë për REL ka folur rreth planit franko-gjerman që ju është dorëzuar Kosovës dhe Serbisë, raporton Gazeta10.

Escobar ka thënë se në këtë plan do të përfshihet njohja e shtetit të Kosovës nga Serbia.

“Në qendër duhet të jenë integrimet evropiane për të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor. Në këtë kontekst, një marrëdhënie e mirë, marrëdhënie e qëndrueshme mes të gjitha shteteve të rajonit. Dhe në fund, njohja e plotë e së drejtës së të gjitha shteteve për të ekzistuar, e pavarësisë dhe sovranitetit të tyre. Pozicioni ynë nuk ka ndryshuar kurrë në këtë aspekt, që njohja duhet të ndodhë.”, ka deklaruar Escobar.

Tutje gazetari e ka pyetur se a do të thotë kjo se do të ketë njohje reciproke, emisari amerikan ka pohuar edhe një herë duke thënë “po absolutisht”.

Escobar ka thënë se mënyra se si do të arrihet deri aty është diçka që duhet të diskutohet në kuadër të dialogut./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
20 Janar 2025

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.