
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë siguruar kalimin në fazën e eleminimit direkt në Kampionatin Botëror “Katari 2022”.
SHBA-të triumfuan ndaj Iranit me rezultat minimal 0-1.
Në pjesën e parë të ndeshjes, amerikanët ishin më kërkues dhe kishin disa raste të mira shënimi.
Momenti vendimtar I kësaj ndeshje ishte ai I minutës së 38-të, ku pas një aksioni të bukur të ndërtuar nga SHBA-të, Christian Pulisic arriti t’a dërgojë topin në rrjetë.
Në pjesën e dytë Irani mori iniciativën ku kishin disa raste shënimi, por që nuk arritën t’I konkretizonin.
Deri në fund të ndeshjes nuk kishte ndryshime në rezultat, me ç’rast Shtetet e Bashkuara të Amerikës siguruan kalimin në mesin e 16 ekipeve më të mira të
Botës si e dyta në grupin B.
Në 1/8 e finales, SHBA-të do të përballen me kombëtaren e Holandës.