
Shefi i Misionit të EULEX-it në Kosovë, Lars Gunnar Wigemark, ka shpërndarë në llogarinë e tij në Twitter një deklaratë të përfaqësuesit të diplomacisë së jashtme, Josep Borell, raporton Gazeta10.
Këtu keni statusin e plotë:
“Beogradi dhe Prishtina duhet të deskalojnë situatën në veri të Kosovës dhe të kthehen menjëherë në dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Propozimi im i përditësuar tani është propozimi i të 27 shteteve anëtare të BE-së. Ajo duhet të çohet përpara urgjentisht në interesin më të mirë të popullit të Kosovës dhe Serbinë”.
Kujtojmë se veriu i Kosovës aktualisht po përballet me barrikadat e vendosura nga serbët lokal atje.
Institucionet e Kosovës si dhe ato ndërkombëtare kanë kërkuar heqjen e tyre si dhe uljen e tensioneve. / Gazeta10.