Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Shefi i EULEX-it: Të shqetësuar për incidentet e djeshme, EULEX, KFOR-i dhe Policia e Kosovës do ta monitojnë situatën

Gazeta10
07 December 2022 - 11:15

Shefi i EULEX-it në Kosovë, Lars-Gunnar Wigemark, ka thënë se është i shqetësuar për incidentet e djeshme, raporton Gazeta10.

Ai ka thënë se EULEX së bashku me KFORI-in dhe Policinë e Kosovës do ta monitorojnë situatën.

Më tej, ai ka thënë se secila protestë duhet të jetë dhe paqësore.

Këtu keni postimin e tij:

“Të shqetësuar për incidentet e djeshme në veri të Kosovës. Çdo protestë duhet të jetë paqësore dhe të gjithë duhet të qëndrojnë të qetë dhe të përmbajtur.@EULEXKosovo Do të vazhdojë të monitorojë situatën në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe @NATO_KFOR”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Twitter.

Dje pasdite dhe në mbrëmje në në veriun e Kosovës, në Zubin Potok dhe në Mitrovicën e Veriut, ka pasur shpërthime sistematike.

Ndërkohë, Qeveria e Kosovës po pregatitet për organizimin e zgjedhjeve atje pas tërheqjes së serbëve të veriut nga institucionet e Kosovës.

Para pak orësh, ambsadori i Shteteve të Bashkaura të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier, ka thënë se janë të shqetësuar se nuk ka kushte per zgjedhjet në veri për momentin. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.