Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Shefi i NATO-s sot në Kosovë, takon krerët e shtetit

Gazeta10
20 November 2023 - 8:00

Sekretari i Përgjithshëm, Jens Stoltenberg, sot do të fillojë vizitën në Ballkan, ku në mëngjes do të vizitojë Bosnjë Hercegovinën, ndërsa pasdite do të mbërrijë në Kosovë.

Stoltenberg sipas njoftimit të NATO-s do të takohet ne presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti, dhe më pas do të vizitojë Kampin e KFOR’it “Nothing Hill”, ku do të takohet me Komandantin e KFOR’it dhe do t’iu adresohet trupave.

Ai do të takohet gjithashtu me Drejtorin e Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s, gjeneral brigade Hammerstein.

Të martën, më 21 nëntor, sekretari i Përgjithshëm do të jetë në Beograd, ku do të ketë takime me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministren Ana Brnabiq.

Më vonë atë ditë, Stoltenberg do të udhëtojë në Maqedoninë e Veriut për t’u takuar me presidentin Stevo Pendarovski dhe kryeministrin Dimitar Kovaçevski.

Ai do të takohet edhe me kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi dhe do të mbajë një fjalim para Kuvendit.

Të mërkurën, më 22 nëntor, sekretari i Përgjithshëm do të marrë pjesë në një takim me liderët aleatë nga rajoni. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajiq dhe kryeministri i Sllovenisë, Robert Golob, janë ftuar të marrin pjesë, thuhet në njoftimin e NATO-s.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.