Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Shefi i OKB-së: Të gjithë duhet ta pranojnë të drejtën e palestinezëve për shtetësi  

Gazeta10
20 January 2024 - 19:46

E drejta e popullit palestinez për shtetësi “duhet të njihet nga të gjithë”, tha sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, raporton Gazeta10.

Ai këtë e tha në samitin e Lëvizjes së të Paangazhuarve në Ugandë të shtunën, raporton The Guardian.

“Refuzimi për të pranuar një zgjidhje me dy shtete për izraelitët dhe palestinezët, dhe mohimi i të drejtës për shtetësi për popullin palestinez, janë të papranueshme”, u shpreh Guterres.

Sipas tij një qëndrim i tillë “do të zgjasë pafundësisht një konflikt që është bërë një kërcënim i madh për paqen dhe sigurinë globale; përkeqëson polarizimin; dhe inkurajon ekstremistët kudo”.

“E drejta e popullit palestinez për të ndërtuar shtetin e tij duhet të njihet nga të gjithë”, theksoi sekretari i OKB-së./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.