Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Shefi i zyrës së BE-së takon Goran Rakiqin, i kërkon Listës Serbe të marrë pjesë në zgjedhje

Gazeta10
03 August 2023 - 17:45

Shefi i Zyrës së BE-së, Tomas Szunyog, ka njoftuar se sot është takuar me kryetarin e komunës së Zveçanit, Ilir Peci, dhe përfaqësues të Listës Serbe.

Ai e ka falenderuar Pecin për “kontributin e kryetarit të komunës për shtensionimin e situatës në veri”, ndërsa Goran Rakiqit i ka kërkuar që serbët të marrin pjesë në zgjedhje.

“Jam takuar sot me kryetarin e komunës së Zveçanit, Ilir Peci, në zyrën e tij provizore në fshatin Lipë. Diskutuam sfidat me të cilat përballen në ofrimin e shërbimeve komunale për popullatën lokale. Shpreha mirënjohjen time për kontributin e kryetarit të komunës për shtensionimin në veri të Kosovës.”

“Ambasadori Szunyog theksoi rëndësinë e de-përshkallëzimit, pjesëmarrjes së serbëve të Kosovës në zgjedhjet e parakohshme lokale dhe angazhimit të plotë në Dialogun e lehtësuar nga BE”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.