Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Jeta Statovci pasi fitoi sërish mandatin e deputetes: Mirënjohëse për besimin dhe mbështetjen

Gazeta10
22 February 2025 - 15:04

Jeta Statovci, ka fituar edhe një mandat si deputete. Ajo përmes një postimi në Facebook ka falënderuar qytetarët për mbështetjen.

Staovci thotë se ka trefishuar numrin e votave, krahasuar me zgjedhjet parlamentare të vitit 2021, shkruan Reporteri.net.

Postimi i saj:

29,362 herë FALEMINDERIT ❤️!

Thellësisht mirënjohëse për besimin dhe mbështetjen e jashtëzakonshme!

Sot, kur mbështetja ndaj meje është më shumë se trefishuar krahasuar me vitin 2020, ndjej një gëzim të veçantë jo vetëm për këtë rezultat, por mbi të gjitha për domethënien e tij. Kjo rritje e votës është një shprehje e vlerësimit dhe konsiderates nga qytetarët për punën dhe përpjekjet e sinqerta të mandatit tim të parë.

Ky besim më motivon edhe më shumë për të vazhduar të punoj me përkushtim dhe përgjegjësi të plotë!
29,362 herë Faleminderit!

E juaja,
Jeta Statovci ❤️

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.