Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Shefja e UNMIK-ut: Adresimet e Qeverisë së Kosovës duhet të merren për bazë nga shtetet për liberalizimin e vizave

Gazeta10
18 October 2022 - 22:20

Përfaqësuesja e UNMIK-ut, Caroline Ziadeh ka folur mbi zhvillimet që pasuan në veri të vendit, duke pohuar se ka pasur vullnet të palëve për të eskaluar situatën, duke ju referuar tensioneve për masën e reciprocitetit të Kosovës ndaj Serbisë, raporton Gazeta10.

“Vullneti i palëve për të provokuar përplasje të rrëzikshme, mund të çojë në pasoja më të vështira se sa mendohet. Qeveria ka pasur një agjendë ambicioze, ne i shohim përpjeket e Qeverisë për të forcuar sundimin e ligjit’’, deklaroi ajo

Tutje tha se Qeveria e Kosovës duhet të punojë për implementimin e vendimeve të Kushteuteses si dhe obligimet që janë marrë nga dialogu me Serbinë.

“Në këtë kontekst do të theksoja rëndësinë së pari të implementimit të të gjitha gjykatave të larta, siç janë ato që vijnë nga Gjykata Kushtetuese, prandaj ato për të drejtat pronësore, të drejtat e njeriut, e të gjitha obligimeve që janë marrë përsipër më parë nga dialogu. Qeveria e Kosovës mbetet e fokusuar për adresimin e çështjeve kritike për çështjen e së drejtës që besoj që do të merren për bazë edhe nga shtetet për liberalizimin e vizave. Ne, bashkësia ndërkombëtare bartim edhe përgjegjësi”, tha ajo./Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.