
Fatmir Sheholli është shprehur skeptip për një marrëveshje të shpejt finale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Drejtuesi i Institutit për Afirmimin e Marrëdhënieve Ndëretnike ka folur për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, teksa ka vlerësuar se kryeministri Albin Kurti është i paparashikueshëm, shkruan Gazeta10.
“Unë jam shumë skeptik që do të gjindet një zgjidhje finale. Serbia do të provojë si zakonisht që të merr kohë më shumë. Energjetika, targat, të pagjeturit që do të na marrë kohë, sepse edhe ata janë duke i bë listat e tyre për të pagjeturit në Kosovë. Nëse vazhdojmë kështu kjo punë do të na marrë kohë. Nuk e di nëse edhe gjatë mandatit të Biden të kryhen krejt këto çështje. Kryeministri Albin Kurti është i paparashikueshëm dhe njeri nuk mund ta kuptoj bash tamam ta kuptoj në shumë situata. Nëse fillojmë shpejt t’i kryejmë këto punë, do të kemi edhe shpejt liberalizim të vizave”, tha Sheholli në Prime Time. /Gazeta10