Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Shehu beson se në zgjedhjet e ardhshme partia e tij do të kalojë në pozitë/ “LDK do të jetë e para”

Gazeta10
19 Shtator 2024 - 18:39

Kryetari i degës së LDK-në në Gjakovë, Shefqet Shehu në emisionin “Raport me Naim Sadikun” ka folur për pritshmëritë e tij sa i përket partisë së LDK-së në zgjedhjet e shkurtit.

Ai ka thënë se e sheh në vendin e parë LDK-në, pasi që kjo parti ka potencial të jetë në pozitë, raporton Gazeta10.

“Unë jam i bindur se LDK-ja i ka të gjitha të drejtat, e ka të gjithë kapacitetin, të gjithë potencialin dhe mundësitë për të garuar për vendin e parë, nëse Kosova do të merr një kahje të një vendi fillimisht normal pastaj duke krijuar një stabilitet, duke i kthyer raportet siç i ka pasur dhe duke e pasur symin ekskluzivë zhvillimin e vendit, mendojë se të gjitha rrugët na qojnë që Lidhja Demokratike e Kosovës ta zërë vendin e parë”, tha ai në Kanal10.

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.