
Kandidati për kryetar të Hanit të Elezit, nga PDK-ja, Mehmet Ballazhi në emisionin “Politiko” ka shpalosur programin e tij qeverisës.
Ai ka thënë se planprogrami i tij fillon nga edukimi arsimor duke bërë shkolla moderne, raporton Gazeta10.
“Objektivat tona fillojnë nga edukimi arsimor, shëndetësia, zhvillimi ekonomik, shërbimet publike, urbanizëm, kulturë rini dhe sport, administratë komunale, dhe bujqësi”, tha ai në Kanal10.
Për më shumë detaje ndiqni videon në vazhdim./Gazeta10