Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Shenja të grupit ‘Wagner’ edhe në veri, çfarë duhet të dini për këtë grup?

Gazeta10
24 Qershor 2023 - 11:30

Emrin Wagner ka gjasë që do ta dëgjoni më shpesh këto ditë.

Më poshtë po ju sjellim disa informacione që duhet t’i dini për të.

Grupi wagner – i njohur zyrtarisht si PMC Wagner – e cilëson veten si “kompani private ushtarake”.

Grupi është identifikuar për herë të parë më 2014, kur i ka mbështetur forcat separatiste pro-ruse në lindje të Ukrainës.

Prej atëherë është rritur vazhdimisht.

Ministria britanike e Mbrojtjes ka thënë se Wagneri ka nisur të rekrutojë numër të madh ushtarësh më 2022, sepse Rusia e ka pasur problem që të gjejë njerëz për ushtrinë e saj të rregullt.

Rreth 80 për qind e trupave të Wagnerit, që kanë luftuar në Ukrainë, janë nxjerrë prej burgjeve, ka thënë Këshilli amerikan për Siguri Kombëtare, më herët gjatë këtij viti, shkruan REL.

Në Ukrainë, Wagneri ka zhvilluar luftë të gjatë dhe shumë të kushtueshme, për të marrë kontrollin e qytetit të Bahmutit.

Shenja “Wagner” është parë në disa lokacione të ndryshme në veri të Mitrovicës, në rrugën drejtë Leposaviqit ose më saktësisht në fshatin Leshak.

Aty në mes të rrugës kryesore është shkruar me të kuqe “Wagner”.

Këto mbishkrime fillimisht janë parë në Mitrovicën Veriore dhe komunën e Zveçanit.

Në drejtim të vendit të quajtur Kodra e Minatorëve përgjatë rrugës, shihen në dyer të një garazhe e në një murë, e shkruar shenja e grupit paramilitar rus “Wagner”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.