
Raporti: Saranda Alshiqi/Kanal10
Qytetarët e Vushtrrisë dhe të Mitrovicës shprehen të kënaqur me shërbimet publike në këto dy komuna. Problem, sipas qytetarëve të Vushtrrisë, vazhdon të jetë cilësia në rrugë, derisa në Mitrovicë theksojnë mungesën e transportit publik. Krerët e këtyre dy komunave thonë se vazhdimisht po punojnë për të përmirësuar shërbimet për qytetarët, shkruan Kanal10.
Qytetarët e Vushtrrisë shprehen kryesisht të kënaqur me shërbimet publike që marrin në komunë.
Digjitalizimi i shërbimeve, sipas tyre, u ka lehtësuar shumë procedura, mirëpo kërkesë kryesore thonë se mbetet cilësia më e mirë në rrugë.
Kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi, thotë se përveç mungesës së transportit publik, me ofrimin e shërbimeve tjera qëndrojnë mirë, duke përfshirë edhe infrastrukturën rrugore.
Edhe qytetarët e Mitrovicës shprehen të kënaqur me shërbimet e komunës, derisa veçojnë mungesën e transportit publik dhe atë të ndriçimit publik në vendet rurale.
Nënkryetari Arian Tahiri thotë se transporti i Mitrovicës ekziston, mirëpo nuk ka efikasitet, derisa shërbimet tjera thotë se janë duke shkuar mirë.
Krerët e komunave veçojnë zhvillimin e digjitalizimit të shërbimeve, duke thënë se është fazë e cila kërkon ende angazhim.