Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Shërbimi Korrektues mohon se Granit Plava tentoi të vetëvritet

Gazeta10
10 December 2023 - 16:56

Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK), ka mohuar se Granit Plava, i dyshuar për vrasjen e Liridona Ademajt, ka tentuar vetëlëndim apo vetëvrasje.

Sipas këtij institucionin, në dhomën e tij është dëmtuar një batanije dhe se stafi i burgut ka reaguar menjëherë duke e larguar atë.

Ndërsa, është konfirmuar se ka pasur një tentim për ta sulmuar Plavën, por që është parandaluar nga stafit.

“Njoftojmë se ndaj të paraburgosurit G.P, ka pasur vetëm tentim për ta sulmuar gjatë kohës së paraparë për shëtitje. Po ashtu, njoftojmë se nuk ka pasur as tentim për vetëlëndim, e as për vetëvrasje, në momentin që është vërejtur se batanija është dëmtuar, stafi ka reaguar me kohë”, thuhet në reagimin e SHKK-së.

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka bërë të ditur ka themeluar Komisionin Hetimor për të sqaruar të gjitha rrethanat lidhur me rastin dhe do të vazhdojë ta mbajë publikun e informuar.

Bëhet e ditur se tre të dyshuarit në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, janë të “shpërndarë në tri qendra korrektuese dhe për shkak të ndjeshmërisë së rastit kanë nivel të lartë sigurisë”.

Lidhur me vrasjen e Liridona Ademajt deri tani janë arrestuar katër persona, në mesin e tyre është edhe bashkëshorti i saj, Naim Murseli.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
04 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.